Përpara se të nxirrte 'Insta Stories', përgjatë fundjavës së kaluar Instagram bëri një ndryshim akoma më të rëndësishëm.
Ai i dha mundësi disa profileve VIP që të filtronin komentet në llogarinë e tyre me qëllim zhdukjen e ngacmimeve apo ofendimeve online. Menjëherë ky ndryshim është vënë në përdorim nga disa personazhe të njohura si përshembull Kylie Jenner e cila për t'i rënë shkurt ka ç'aktivizuar të gjitha komentet në fotot e saj. Fakt që e ka bërë të ditur edhe në Twitter.
Ndërkohë një tjetër ka qenë modelja Chrissy Teigen e cila përmes një fotoje në Twitter ka treguar fjalët që asaj i duken të papërshtatshme si komente në Instagram.
Të njëjtën gjë duket se ka bërë edhe Taylor Swift, sikundër që pas sherrit me Kim dhe Kanye West, komentet e saj ishin vetëm ikona gjarpri!