INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja votimi i publikut dhe jurisë që la jashtë finales Lindita Halimin

Ja votimi i publikut dhe jurisë që la jashtë finales Lindita Halimin

Publikuar më: 11:20 15-05-2017

Si çdo vit, Eurovision publikon për transparencë publike votimet e dy netëvë gjysmë finale. Për të dytin vit kualifikimi drejt finales varet nga kombinimi i pikëvë të jurive profesionale dhe votimit të publikut. Notat e larta të Linditës, për shumë ndjekes e komentues, u panë si një plus i saj i madh, që të paktën do të merrte me patjetër votimin maksimal të profesionistëve. Në fakt, nuk ka ndodhur kështu. 

18489606_1457024030984432_5827250049548466770_o.jpg

Nga 18 shtete konkurente, Shqiperia është vlerësuar me 38 pikë nga juritë duke u pozicionuar në vendin e 14. Ndërkohë ka marrë 38 pikë nga publiku, teksa miksimi i të dyjave mënyrave të votimit, ka dhënë vlerësimin final, e 14 me 76 pikë.

Mos është koha që Shqipëria të mësojë nga gabimet e çdo viti? As notat e larta, të bërtiturat gjatë këndimit nuk joshin më asnjë. Mjaft të shikoni thjeshtësinë e 5 vendeve të para fituese, për të kuptuar se çfarë do të na siguronte biletën drejt finales. 

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932