Aktorja Jada Pinkett insiston edhe njëherë se ka ardhur koha për ndryshim.
Ajo postoi një video ditën e djeshme, e cila njihet si dita e Martin Luther King në Sh.B.A, në të cilën bëri të qartë se nuk kishte ndërmend të merrte pjesë ne çmimet Oskar dhe as ta ndiqte nga shtëpia, për arsye të mungesës së theksuar të nominimeve për njerëzit me ngjyrë. “Ne duhet të kuptojmë se njerëzit me ngjyrë janë shumë të fuqishëm dhe kanë tepër influencë në botën e sotme. Për këtë nuk kemi nevojnë të presim ftesa për të marrë pjesë diku. Ne mund ta duam dhe ta respektojmë veten tonë vetëm duke sjellë ndryshimin. ”Në fund ajo përgëzon mikun e saj Chris Rock, i cili do të prezantojë çmimet Oskar.