INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Jaho: Krimi ndikon në organet e drejtësisë [VIDEO]

Publikuar më: 16:44 21-03-2017

Krimi po ndikon në mënyrë direkte në organet e drejtësisë. Me këtë deklaratë konstitucionalistet i kanë bërë thirrje politikës të nise zbatimin e menjëhershëm të reformës në drejtësi. Në tryezën për këtë reformë të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit u kërkua më shumë pjesëmarrje e shoqërisë civile në organet e drejtësisë.
Konstitucionalistët dhe shoqëria civile kërkojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Për Njazi Jahon zbatimi i reformës do të dobësojë dy nga fenomenet më negative në këtë sistem.
Njazi Jaho:
“Zbatimi i reformës do të dobësojë ndikimi politik dhe atë të krimit, ka raste që krimi ndikon drejtpërdrejt në këto organe”.
Për presidenten e nderit të Komitetit të Helsinkit Vjollca Meçaj, faktori njeri ka ndikuar negativisht sistemin e drejtësisë.
Vjollca Meçaj:
“Faktori njeri e çoi drejtësinë në kolaps”
Ndërsa drejtorja e Komitetit të Helsinkit Erida Skëndaj i bën thirrje shoqërisë civile të bëhet pjesë e garës për organet e drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917