INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jahtet “pushtojnë” Shqipërinë, Princi i Arabisë mbërrin në Durrës me jahtin mbretëror [FOTO]

Jahtet “pushtojnë” Shqipërinë, Princi i Arabisë mbërrin në Durrës me jahtin mbretëror [FOTO]

Publikuar më: 13:43 25-08-2017

Në portin e Durrëist janë ankoruar disa jahte luksoze që u përkasin vizitorëve të rëndësishëm të cilët do të takohen me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta.

Njeri prej tyre, Princi Alwaleed bin Talal bin Abdulaim Al-Saud i familjes mbretërore të Arabisë Saudite, i cili do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. "Princ Alwaleed bin Talal bin Abdulaim Al-Saud. Anëtari i familjes mbretërore të Arabisë Saudite do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama", tha ambasadori Shiba.

Autoriteti Portual Durrës njoftoi se tre jahte u ankoruan në kalatat 1 dhe 4 paraditen e sotme, tre anije turistike luksoze me gjatësi 74-99 metra janë ankoruar sot paradite në kalatat 1 dhe 4 të portit më të madh të vendit.

Dy prej tyre, “Kingdom” dhe “Moonlight II” që kanë lundruar nga ishulli i Korfuzit (Greqi) drejt Durrësit u ankoruan rreth orës 11.30 në kalatën 4 .

Pjesmarrës në grupin e mikpritësve, ambasadori i vendit tonë në Arabinë Saudite, Sami Shiba tha për APD, se në anije udhëton Lartësia e tij mbretërore

Jahti “Kingdom” me gjatësi 74 metra ka flamurin e Arabisë Saudite dhe është regjistruar në portin e Jeddahut, ndërsa “Moonlight II” me gjatësi 77 metra është regjistruar në portin e Valletas me flamur maltez.

Ndërkohë në kalatën 1 të portit të Durrësit qëndroi për disa orë jahti “Christina 0” me gjatësi 99 metra dhe flamur maltez. Jahti ishte nisur drejt Durrësit nga një prej porteve të Italisë.

Article Logic
Execution time: 0.0027952194213867