Moti i keq i ka dhënë pasojat e tij. Një jaht me turistë austriakë ka dhënë mbrëmjen e sotme alarmin sos për mbytje vetëm 3 milje larg nga Kallmi.
Alarmi është dhënë në kapitenerinë e Durrësit dhe kërkohet ndërhyrja e rojës bregdetare.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se jahtit i është fikur motorri si pasojë e motit të keq.
Bëhet me dije se brenda jahtit ndodhen 3 shtetas nga Austria dhe se Kapiteneria e Portit sapo ka marrë alarmin, kanë marrë masat për të shpëtuar personat që kanë ngecur në jaht.