INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jahti më i madh në botë mbërrin në Sarandë. Kush është miliarderi rus që po viziton Shqipërinë

Jahti më i madh në botë mbërrin në Sarandë. Kush është miliarderi rus që po viziton Shqipërinë

Publikuar më: 13:18 28-07-2018

Jahti më i madh në botë është ankoruar në bregdetin e Sarandës. Mjeti luksoz ipërket miliarderit rus Andrey Melnichenko. Kryeministri Edi Ram ka bërë të ditur lajmin duke shkruar se pak vite më parë, diçka e tillë as nuk imagjinohej. Rama ka shpërndarë e një video ku duket jahti gjigant i ankoruar në Sarandë.

Andrey-Melnichenko.jpgPo kush është Andrey Melnichenko ?
Milenixhenko është një industrialist dhe filantrop i lindur në 8 Mars të vitit 1972. Ai është aksioner kryesor i kompanisë “EuroChem” prodhuesja më e madhe e azotit (nitrogjen” dhe fertilizuesve me bazë fosfatin, në Rusi. Pasuria e 46-vjeçarit Andrey Melnichenko kap vlerën e 16.2 billion dollarëve. Në analizën e saj për vitin 2018 Forbes e ka renditur atë të shtatin në listën e personave më të pasur të Rusisë, ndërsa në botë renditet në vendin e 88-të. Në vitin 2015, EuroChem e vendosi selinë e saj qendrore në Zvicër për tu futur në tregjet e mëdha. Ka fabrika prodhuese, logjistike dhe shpërndarëse në Rusi, Belgjikë, Lituani, Estoni, Kinë, Gjermani, Kazakistan dhe SHBA. Produktet EuroChem shiten në më shumë se 100 vende.  Kompania e tij ka shpenzuar 400 milionë dollarë për projekte bamirëse gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2005 Andrey Melnichenko u martua me këngëtaren e popit dhe modelen Aleksandra.  Ata janë prindër të dy fëmijëve.

me_gruan.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762