INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jam biseksuale dhe ndihem krenare!!! Shokon Rita Ora….

Jam biseksuale dhe ndihem krenare!!! Shokon Rita Ora….

Publikuar më: 16:44 22-11-2018

Këngëtarja Shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora së fundmi ka publikuar albumin e saj të dytë ‘Phoenix’.

Rita ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën britanike ‘Stylist’. Ajo ka thënë se albumi që ka publikuar është si një fillim i ri për të dhe dëshiron që nëpërmjet tij të inspirojë njerëzit.

Këngëtarja ka folur edhe për biseksualitetin dhe si i ka pritur reagimet e fansave kur ajo zbuloi për herë të parë se kishte qenë e lidhur edhe me vajza.

“Kjo ishte një çështje shumë sensitive për mua dhe e dija që shumë njerëz do të ngeleshin të shokuar, sepse nuk kisha folur më parë për këtë gjë në publik. Nuk mendoj se do e bëja këtë gjë sot nëse nuk do të ishte komuniteti LGBT dhe unë do të bëj gjithçka për ta ashtu si edhe për fansat e mi”, – ka thënë Rita.

Njëkohësisht tregon për mbarë publikun se nuk ka qenë e frikësuar për të treguar të vërtetën, sepse është shumë krenare për veten e saj dhe të gjithë rrugëtimin në jetë.

Gjithashtu ajo ka thënë se si të gjitha vajzat ka ditë që nuk ndihet mirë me veten, por për të kjo nuk është diçka e keqe./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727