Rita Ora do të vijë në Tiranë. Ajo do të mbajë një koncert me datën 6 shtator në sheshin “Skënderbej” ora 20:00, në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një foto të publikuar në Instagram ku u shpreh e emocionuar dhe e nderuar që po kthehet sërish në Tiranë.
“Jam e emocionuar dhe e nderuar të njoftoj se do të kthehem në Tiranën time të bukur. Erion Veliaj më ka ftuar të performoj në një koncert falas për ne për të festuar Shqipërinë si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, ka shkruar Rita.
Kujtojmë që Rita ishte për herë të fundit në Shqipëri në qershor 2018, ku mbajti një koncert në Sheshin “Nënë Tereza”.