INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Jam ende e dashuruar”/ Pra, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek nuk janë ndarë? [VIDEO]

“Jam ende e dashuruar”/ Pra, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek nuk janë ndarë? [VIDEO]

Publikuar më: 10:38 14-07-2020

Dafina Zeqiri, para disa kohësh pranoi lidhjen me DJ Geek. Por, nuk vonoi shumë kur këngëtarja iu rikthye statusit ‘single’.

“Ishte një histori e bukur, por që zgjati pak”, u shpreh Dafina. Megjithatë, DJ Geek është pjesë e grupit të ngushtë të bashkëpunëtorëve të Duffye-t, kështu që dyshja takohen çdo ditë dhe kjo tashmë dihet nga fansat. Madje, disa postime në InstaStory së fundmi nga ana e Dafinës dhe DJ Geek lanë vend për dyshime se ata janë rikthyer bashkë.

E ftuar “Në kurthin e Piter Panit”, Dafina rrëfeu a është apo jo e dashuruar. “Jam ende pak e dashuruar, se kam dashuri shumë të madhe. Kështu që, është ende këtu [në zemër]. Kur dashuroj, dashuroj fort. Dhe gjithmonë i thoja vetes: sa mirë do ishte të mos dashuroja kaq shumë, do ndryshoj, do bëhem me e fortë. Por unë jam kjo që jam, nuk do ndryshoj kurrë”, ka thënë Dafina.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721