Këngëtari me origjinë shqiptare Ardian Bujupi u ndalua në rrugë nga një tiktok-ere, ku ia parashtroi disa pyetje. Pyetjet ishin rreth jetës së tij, gjersa ai zbuloi se është këngëtar dhe se vjen nga Gjermani.
Kjo përgjigje e artistit shqiptar duket se irritoi fansat e tij, të cilët i reaguan ashpër në komente. Videoja u bë virale dhe u shpërnda gjithandej, ndonëse artisti i kishte kërkuar vajzës në fjalë që ta fshinte.
Veç tjerash, nuk mungoi një reagim edhe nga Ardiani, me një postim të shpërndarë në Instagram.
“Për ata armiqtë që janë duke kërkuar gabime te unë, kot e keni. Unë jam rritur në Gjermani, kam fituar famë në këtë vend. Në intervistën e parë në jetën time për RTL, fjala e tretë ka qenë Kosovë. Ajo vajzë në Dubai njeh shoqërinë time në Gjermani dhe më ka ardhur më shkurt të them ‘Germany’. Po të kishte qenë intervista më e gjatë, unë kisha thënë ‘jetoj në Gjermani’, jam shqiptar etj etj’.