INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Jam i dashuruar …’ Përfliten për një lidhje romantike, më në fund Atdheu zbulon të vërtetën e lidhjes me Bora Zemanin: “S’mund të gënjejmë …”

‘Jam i dashuruar …’ Përfliten për një lidhje romantike, më në fund Atdheu zbulon të vërtetën e lidhjes me Bora Zemanin: “S’mund të gënjejmë …”

Publikuar më: 20:30 17-09-2021

Është aluduar shpesh për një lloj pëlqimi të ish-konkurrentit të “Përputhen” Atdhe Xheravina kundrejt moderators së emisionit Bora Zemani. Madje edhe se ata kanë nisur një romancë, por këto aludime i ka hedhur poshtë vetë ish-konkurrenti i “Përputhen”.

Atdheu ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku tha se mes tij dhe Borës nuk ka asgjë. Ai shtoi se ka shumë respekt për Borën dhe nëse do kishte qenë konkurrente do dilte me të.

“Është shumë simpatike, s’mund të gënjejmë. Kam respekt për Borën, është gocë shumë e mirë, por e shoh vetëm si shoqe. Nëse do kishte qenë konkurrente në “Përputhen” atëherë është ndryshe muhabeti. Do kisha dalë me të, pse jo? Do kisha tentuar t’i fitoja zemrën. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk besoj se mund të këtë. Po të ishte konkurrente do dilja se ashtu është formati”, u shpreh Atdheu.

Ish-konkurrenti zbuloi se është i lumtur dhe i dashuruar, por nuk e tregoi emrin e vajzës që i ka marrë zemrën.

Article Logic
Execution time: 0.0028810501098633