INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Jam i dërguar i zotit”. Policia largon nga kisha 31-vjeçarin shqiptar

“Jam i dërguar i zotit”. Policia largon nga kisha 31-vjeçarin shqiptar

Publikuar më: 15:54 12-09-2018

Policia e Bolonjës ka ndërhyrë të martën në mbrëmje duke larguar nga kisha një të ri shqiptar.

K.B, 31 është futur mes turistëve në Katedralen që ndodhet në Piazza Maggiore dhe ka treguar shenja të çekuilibrimi.

Rreth orës 19.00, mes turmës që zakonisht gjendet në Piazza Maggiore dhe turmës së turistëve që vizitojnë Bazilikën e San Petronio 31-vjeçari shqiptar, pas kontrolleve të zakonshme që bërë nga policia, hyri në kishë duke thirrur fraza të pakuptimta në gjuhën shqipe, duke ftuar që njerëzit e pranishëm të ndryshonin besimin. 

Rrëmuja e krijuar bëri që policia e Stacionit të Bolonjës të ndërhynte në mënyrë të menjëhershme, në pak sekonda arriti ta bllokojë 31-vjeçarin duke e shoqëruar jashtë vendit të adhurimit.

I riu, që vuan nga ç'rregullime mendore, dhe e quan veten "lajmëtari i Zotit".

Deri në fund të verifikimeve, shtetasi shqiptar do të jetë në dispozicion të Prokurorit Publik të Bolonjës.

Article Logic
Execution time: 0.0043909549713135