INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Jam kërcënuar me jetë”, shkrimtari i rikthehet sërish debatit për ndalimin e filmave të komunizmit

“Jam kërcënuar me jetë”, shkrimtari i rikthehet sërish debatit për ndalimin e filmave të komunizmit

Publikuar më: 14:58 21-11-2017

Ndalimi i filmave të komunizmit bëri shumë zhurmë mediatike. Nismëtari i kësaj kësaj nisme është shkrimtari Agron Tufa, njëkohësisht edhe drejtori i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit.

Shkrimtari në një fjalë të mbajtur në konferencën “Ditët e Kujtesës”, ka pranuar se ka marrë kërcënime me jetë për nismën që ndërmori para disa muajsh. Edhe pse i kërcënuar me jetë, shkrimtari deklaroi se vazhdon të jetë besnik i kësaj kërkese, duke theksuar se këto filma janë jo të shëndetshëm dhe penalizojnë njerëz që kushtetuta e Shqipërisë i jep liri dhe të drejta të barabarta me të tjerët.

“Filma që penalizojnë përsëri njerëzit që në bazë të Kushtetutës së sotme u garantohen liritë dhe të drejtat. Nuk ka pasur asnjë reagim shtetëror për këtë. Madje jam kërcënuar me jetë publikisht. Këto gjëra ne i bëjmë me zemër, me ndjeshmëri dhe duke respektuar ligjin”, deklaroi Tufa.

Edhe pse kanë kaluar disa vite që nga shembja e komunizmit, shkrimtari mendon se kjo gjë nuk është e vërtetë, sipas tij regjimi komunist ra formalisht në vitin 1991, por marrëdhëniet me komunizmin vazhdojnë të jenë të hapura. Tufa kujton gjyqin qesharak të bërë ndaj ish-anëtarëve të Komitetit Qëndror, të cilët u gjykuan nga ishvatësit e tyre.

“Ligji për krimet kundër njerëzimin nxori në pah një sërë kallëzimesh penale dhe gjyqesh që ndodhën në ’95-’96 me përgjegjësit më kryesorë të stalinizmit shqiptar, me Komitetin Qendror, me ishudhëheqësin e asaj kohe, Ramiz Alia, me vejushën e ish-diktatorit, Nexhmije Hoxha. Por sesi përfundoi, ishte karikatura se kush do t’i gjykonte këto krime dhe kriminelë. Sistemi i drejtësisë ishte në dorën e po këtyre prokurorëve të regjimit enverist. Ata do të gjykonin zotërinjtë e tyre. Pra, u mbyll kjo histori e sikletshme dhe e trishtueshme. Në mos gaboj, akuza që u ngrit ndaj tyre ishte ‘Për tejkalim të shpenzimeve për pritje dhe kafe”, tha Tufa.

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043