Pavarësisht se shkëlqeu në performancën e Super Bowl, ajo u tall për barkun e saj paksa “të mbushur” në rrjetet sociale.
Përgjigja e Lady Gaga nuk ka vonuar aspak për të gjithë ata që menduan se forma e saj fizike ishte e papëlqyeshme. “Unë dëgjova që trupi im u bë objekt bisede, kështu që desha të them se jam krenare për trupin tim dhe ju duhet të jeni për tuajin gjithashtu, pavarësisht se kush jeni apo çfarë bëni” ishin fjalët e artistes 30 vjeçare. Ajo shtoi gjithashtu në postimin e saj në Instagram se të jesh vetvetja pavarësisht gjithçkaje është ajo çfarë bëjnë kampionët. Dhe këtë status ajo e provoi që e mbante plotësisht kur e theu skenën në mes në Super Bowl me një performancë epike, e cila ishte e dyta më e ndjekur e të gjithë historisë së këtij eventi.