Lajme të këqija raportohen nga Zvërneci, vendi ku është gjetur një varkë peshkimi e braktisur.
Ajo që na ka bërë të dyshojmë se një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në atë varkë është pikërisht një letër e gjetur gjatë kontrollit të varkës. “Unë jam Landi, po mbytem! S’kam më kohë. Jorgjia të kujdeset për fëmijët”, me siguri kjo është një letër lamtumire e cila është lënë për familjarët e personit në fjalë.
Ende nuk është hedhur dritë mbi këtë histori apo identitetin e autorit të kësaj letre. Menjëherë pas kësaj ngjarje kanë nisur hetimet ndërsa pritet edhe një informacion zyrtar nga ana e policisë.