INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jam me fat që partneri im është i shenjës së demit. Zbuloni 8 arsyet!

Jam me fat që partneri im është i shenjës së demit. Zbuloni 8 arsyet!

Publikuar më: 11:51 26-04-2018
Sipas ekspertëve edhe shenja e horoskopit ndikon në sjelljen e njerëzve.
Më saktësisht po flasim për partnerin, meqë jemi në periudhën e shenjës së demit. Pse duhet të ndiheni me fat, sipas intv.al nëse partneri juaj i përket shenjës së demit? Ja disa nga karakteristikat që duhet të dini:
 
1. Virtyti i tij kryesor është Durimi
Sipas ekspertëve ai  di të presë me qetësi dhe besim pa u ankuar për situatën që ndodhet.
2. Nuk duron në asnjë mënyrë të përdoret nga të tjerët
Gabimet e veta i pranon me vështirësi, por ka logjikë. Ai i thotë gjërat troç, pa i zbukuruar dhe vendos kushtet e veta pa bërë kompromise.
3. Mashkulli  Dem është shumë besnik 
Ai është shumë i sigurtë në vetvete dhe nëse dashuron dikë as nuk i shkon ndërmend ta tradhëtojë. Sipas intv.al ka aftësi të shkëlqyera për të nxjerrë konkluzione. 
4. Të jep siguri
Ai nuk është i turpshëm , por i përmbajtur. Ai punon shumë duke ndjekur një linjë të qëndrueshme. 
5. Ai është shumë i rregullt
Edhe pse mund të ju duket pak e ekzagjeruar, ai do t’ju kërkojë ta mbani shtëpinë të pastër dhe të rregullt. Partneri im dem, madje edhe rrobat e veta sa i heq, i palos me rregull dhe nuk lejon asnjë rrëmujë në dhomë.
6. Qëndrojnë me këmbë në tokë
Si shenjë toke që është, një mashkull dem nuk ju premton gjëra që nuk mund t’i realizojë. Njerëzit duan të dëgjojnë fjalë të bukura, por një dem më shumë vepron, sesa flet. Ai, sipas intv.al vlerëson veprat dhe jo fjalët në ajër. Mund të ju duket si i ftohtë, por dashurinë që ka për ju e tregon në mënyrat më të mira, duke ju bërë surpriza nga më të bukurat.
7. Nëse ju heq nga jeta nuk ka asnjë mundësi të pajtoheni me të
Një dem është hakmarrës dhe kurrë nuk i harron gjërat. Ju mund të mendoni se ngaqë ka kaluar kohë, një dem mund të ketë harruar ndonjë histori të pakëndshme. Nuk ka asnjë mundësi të ketë kontakte me të kaluarën nëse e ka mbyllur si kapitull.
8. Paraja i jep siguri dhe kënaqësi
Nuk njihet si kursimtar i madh, pasi nëse është për të shijuar jetën nuk kursen. I pëlqen relaksi dhe ushqimi i mirë, por gjithmonë pa abuzuar. Nëse partneri juaj pra është dem, shpresojmë të ndiheni me fat dhe të shijoni edhe ditëlindjen e tyre, meqë jemi në periudhën e demave.
Burimi: Astrology
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038821697235107