Flori Mumajesi është një ndër këngëtarët dhe kantautorët më të mirë shqiptarë, por përveç këngëve hit, ai shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjet e tij të dashurisë me femrat e njohura për publikun.
E prej disa muajsh, Flori është përfolur për një lidhje dashurie me moderatoren kosovare, Liberta Spahiu, por nga ana e tyre nuk ka patur asnjëherë konfirmim.
Mirëpo, Flori siç duket nuk e ka mbajtur më vetëm për vete dashurinë që ndjen për Libertën dhe mbrëmjen e djeshme, pikërisht në datën e saj të lindjes, e ka uruar atë publikisht...me fjalë të ëmbla.
Moderatorja e emisionit “Prive” ka qenë duke festuar në të njëjtin club ku Flori performonte dhe duke i uruar asaj ditëlindjen, kantautori u shpreh në mes të koncertit: “Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë!”
Teksa ai dhe djemtë e “Threedots” nisin t’i këndojnë asaj këngën e ditëlindjes, Liberta shihet duke buzëqeshur tepër e emocionuar nga dedikimi ndoshta i papritur i Florit, siç duket në videon e siguruar nga Blitz.al.
Momenti në fjalë është filmuar nga miku i dyshes, moderatori Alaudin Hamiti, i cili më pas e ka postuar atë në Insta Story, për ta fshirë vetëm pak më pas.