Aktualisht shprehja “Jam nana” apo “A je tu ardh me pi i kafe”, janë bërë shumë virale dhe po përdoren nga shumë persona si në rrugë ashtu edhe në rrjetet sociale.
Por mesa duket kjo shprehje i paska kaluar edhe kufinjtë e vendit. Këto dy shprehje kanë depërtuat deri në ekipin e Levante.
Fitorja në sekondat e fundit ndaj Malagas ka rikthyer buzëqeshjen te skuadra e Levantes, ku militojnë 2 futbollistët shqiptar, Armando Sadiku dhe Enis Bardhi.
Të dy këta futbollistë u bënë shok skuadre në merkaton e janarit, teksa gëzojnë një miqësi tepër të fortë. Pak minuta më parë, Sadiku ka publikuar një video gazmore në “InstaStory”, duke imituar një personazh komik që ka pushtuar kohët e fundit rrjetet sociale.
“Hajde mor pimë kafe. Jam nona, merru me mu t’i”, shprehet Bardhi, i cili për një moment nuk e mban dot të qeshurën. Për më tepër ndiqni videon.
1744984c-0618-4b3a-8e49-23477c5033b4 from Elton Cara on Vimeo.