Ajo u kritikua masivisht për pamjen e saj të “pashëndetshme” pasi postoi një foto të sajën jo vetëm duke u dukur tmerrësisht e dobët, por gjithashtu duke pirë një cigare.
Dhe tashmë Chloe Lattanzi ka vendosur që t’u kundërpërgjigjet talljeve dhe kritikave në internet. Vajza e Olivia Newton-John adresoi problemin e peshës së saj pasi fansa të shumtë e komentuan shumë negativisht në rrjetet sociale. “Ok, jam shumë e dobët. Thoni ç’të doni. Nuk më bëhet më vonë. Jam në kaq shumë dhimbje të mëdha” ishin fjalët tronditëse të 31-vjeçares. Jo vetëm që nuk mund të tallej më njeri me të në atë pikë, por asgjë tjetër nuk mund të zëvendësonte ndjenjat e keqardhjes. Por atë cigaren nuk besojmë se po e detyronte njeri ta pinte...