Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa ishte i ftuar në emisionin “Ditë pas dite” me Fjodora Fjorën, ku foli rreth eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë intervistës, Kledi bëri dhe një deklaratë të papritur për Beatrix Ramosajn. Ai tha se është penduar për takimin e tyre brenda “Big Brother VIP”.
“Nëse do të shihej si darkë dhe jo si date do ishte shumë ‘ok’ dhe nuk do të më penalizonte, por u pa më shumë si date, dhe unë mendova që ishte më shumë një darkë për t’u njohur”, shpjegoi Kledi.