Prej disa ditësh Zhaklin Lekatari ka treguar se është duke qëndruar në Beograd të Serbisë ku vazhdimisht ka postuar momente të ndryshme gjatë ditës, ku një ndër to ishte dhe një pamje e flamurit serb ku krahas saj shkruhej “Mirë se vini”.
Mirëpo ajo çka shkaktoi zemërimin e fansave ishte deklarata e ish-opinionistes së “Big Brother VIP” ku shprehEj se ndihej më e sigurt në një vend ku nuk ka shqiptarë.
E në mesin e reagimeve të shumta ishte dhe ish-banorja e BBV, Nita Latifi e cila ka publikuar në “Instastory” deklaratën e Zhaklinës dhe krahas saj shkruan e nervozuar:
“Hipokrizi e gjallë. Marre”.
E reagim i këngëtares duket se nuk i ka shpëtuar as gazetares e cila ka reaguar gjatë mëngjesit të sotëm nëpërmjet një videoje ku ironizon ish-banoren duke e cilësuar si një pseudokëngëtare dhe se përpiqet të marrë vëmendje duke nxitur mllef dhe urrejtje në rrjetet sociale.
Ndër të tjera Zhaku shprehet se do i besoj partiotizmit të shqiptarëve kur të mësojnë të duan njëri-tjetrin dhe të jenë pro të drejtës.