INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Jam refuzuar se isha shqiptare' Këngëtarja me famë ndërkombëtare flet për periudhën e vështirë të jetës së saj [FOTO]

'Jam refuzuar se isha shqiptare' Këngëtarja me famë ndërkombëtare flet për periudhën e vështirë të jetës së saj [FOTO]

Publikuar më: 19:30 03-04-2019

Ava Max është një tjetër këngëtare shqiptare e cila po “korr” sukses në tregun muzikor botëror. Talenti dhe historia e saj kanë tërhequr vëmendjen e revistës britanike “Phoenix” e cila i ka dedikuar një artikull të veçantë.

“E lindur me emrin Amanda Koci, vajza e emigrantëve shqiptarë që u arratisën në Amerikë në vitet ’90 dhe këngëtarja e re e çmuar, vendosi Ava Max si emrin e saj profesional kur ishte vetëm 13 vjeçe. Ajo zgjodhi ‘Ava’-n për të përfaqësuar anën femërore të personalitetit të saj dhe ‘Max’ për atë mashkullore. Ky ndjenjë e dualizmit është kthyer në një shenjë dalluese për të: e mishëruar te flokët e saj me prerje asimetrike: në njërën anë me stilin bob, në anën tjetër me flokët e gjatë”.

Në këtë mënyrë e përshkruajnë ata vajzën shqiptare duke vijuar më tej me një intervistë ku Ava ka folur rreth fëmijërisë së saj dhe problemeve që ka pasur për tu përshtatur me Amerikën.

“Si është të rritësh vajzën e emigrantëve shqiptarë në Amerikë?”, ishte pyetja e gazetarëve dhe këngëtarja u përgjigj në këtë mënyrë:

“Jam ndjerë e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha pak jashtë kornize kur jetoja në Karolinën e Jugut. Fillova të merrja mësim në shtëpi, sepse nuk më pëlqente shkolla e mesme. Shkova për një vit që ta provoja, sepse dëshiroja ta kaloja si eksperiencë shkollën e mesme. Thjesht nuk përshtatesha dot. Pastaj vendosa: ‘Nuk dua të përshtatem’. Mjaft jam përpjekur të përshtatem! Është si modeli i flokëve: kuptimi i kësaj prerjeje nuk ka të bëjë vetëm me modelin. Është në kuptimin që të bësh atë që do, mos të shkosh sipas trendeve.”

Ava ka treguar me krenari se ruan një lidhje të veçantë me origjinën e saj dhe ndihet e bekuar me mënyrën se si prindërit e kanë rritur dhe sakrificat që ata kanë bërë.

“Isha 10 vjeçe kur prindërit blenë shtëpinë e tyre të parë. Unë nuk i kam parë ata për një kohë të gjatë, kështu që kur kaloj kohë me ta, nuk e marrë kurrë si të mirëqenë. Pashë gjithë sfidën që ata kaluan, sepse jeta nuk është e drejtë. Në fund të ditës, jeta ka shumë vështirësi, vetëm nëse keni lindur në një familje të pasur, që nuk ishte rasti im. Ata më mësuan të ecja përpara dhe të mos hiqja dorë.”

Ne na vjen mirë për gjithë suksesin e arritur të Amandës dhe mbi të gjitha për rrënjët e saj të cilat i tregon me krenari.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834