Më në fund ylli portugez ka folur me gojën e tij!
Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se e dashura e tij Georgina Rodriguez është shtatzanë me fëmijën e tij të katërt pas muajsh të tërë plot me spekulime. Futbollisti 32 vjeçar është pyetur nga spanjollja El Mundo nëse ishte i lumtur që kishte një fëmijë tjetër rrugës, dhe ai tha “Po, shumë!”. Bukuroshja 23 vjeçare ishte fotografuar me barkun pak të fryrë muajt e kaluar, por kishte mohuar se ishte në pritje të ëmbël. Por tashmë konfirmimi vjen nga vetë i zoti i punës, i cili shprehet për herë të parë publikisht për këtë çështje. Shumë shpejt do të jetë prindi i lumtur i katër fëmijëve.