INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Jam shumë mirë, por mjekoni burrin dhe fëmijët…”, fjalët e nënës që nuk di që ka humbur familjen

“Jam shumë mirë, por mjekoni burrin dhe fëmijët…”, fjalët e nënës që nuk di që ka humbur familjen

Publikuar më: 14:05 22-02-2018

“Jam shumë mirë, por kujdesuni për të tjerët se kanë qenë edhe burri e fëmijët në makinë. Shkoni tek ata” janë këto fjalët që u përsërit bluzave të bardha kjo nënë e pavetëdijshme ende për tragjedinë që i ka ndodhur, e që i ka ndryshuar përjetësisht fatin e jetës.

Askush nuk ka guxim t’i thotë se burrin dhe fëmijët nuk i ka më!

Njëra nga mjeket që kujdeset për të thotë mes dhimbjes se nuk kanë guxim t’i tregojnë për atë çfarë i ka ndodhur, por të gjithë hyjnë e mjekojnë dhe shpejtojnë të dalim pa folur me të më gjatë.

“Kam dale duke qare nga dhoma e saj, pasi me kërkonte t’i mjekoja fëmijët, e unë brenda vetes e di që fëmijët si ka më, por nuk mund t’ia thoja”. Çfarë t’i thuash të shkretës, jeta e ka vrare”.

Gjendja e saj shëndetësore ende nuk e lejon t’i përcillet ky lajm i rende, prandaj familjaret mbahen larg saj, nuk lejohet te hyjnë e dalin nga dhoma e reanimacionit ku mbahet nën kujdes intensiv gruaja e re.
Lajmin e zi, Evisa do ta mësoje se shpejti dhe prova e vështire për të ende nuk dihet se si do te përballohet.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582