Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ishte sot e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli për jetën profesionale dhe atë private.
Gjatë bisedës me katër moderatoret e emisionit, Bora pranoi publikisht se është “single”. Bukuroshja brune tha se është shumë e angazhuar me punën dhe koha që i ngel më pas, e ka të gjithën për djalin e saj.
“Jam single. Nuk na del koha për vete. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër. Nuk më mungon me thënë të drejtën se po të doja e kisha gjetur”, tha Bora.
Ndërsa duke bërë krahasimin mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen” dhe atyre të sezonit të tanishëm, moderatorja tha se “si ai skandali i Teas nuk besoj se do ketë”.