I njohur për baladat e tij ëmbëlsisht të hidhura si "Let It Go" apo "Hold Back The River", James Bay ka vendosur të na tregojë një anë tjetër të muzikës së tij.
Eshtë fjala për klipin e ri "Best Fake Smile" të sapopublikuar, një kengë mjaft pasionante në të cilën James inkurajon dëgjuesit e tij të mos pranojnë asnjë grimce negativeti nga të tjerët ose siç amerikanët pëlqejnë ta thonë "not take any shit". Një tjetër mesazh i fuqishëm, shkëputur nga albumi "Chaos and the Calm". Ndërkohë sa i përket videos, këngëtari ka zgjedhur të qëndrojë në thjeshtësinë që e karakterizon duke e xhiruar atë në një garazh të vjetër, i shoqëruar nga një bandë instrumentistësh dhe kitara e tij elektrike!