Zëvëndësimi që pritet të bëhet në filmin “James Bond” vërteton se jo vetëm meshkujt por edhe femrat dinë të jenë të në krye të një misioni të rëndësishëm.
Ylli i serisë së filmave “X-files” , Gillian Anderson mund të jetë e para Bond Girl. “Është Bond, Jane Bond”,shkruajti aktorja në Twitter duke e shoqëruar me hashtagun “NextBond” . Ajo ka shprehur dëshirën për ta pranuar rolin e lënë nga Daniel Craig, si agjentja sekrete më e famshme në botë.
Aktori britanik Daniel Craig ka qenë nën petkun e 007-ës për 4 seri me radhë por vendosi që të mos pranojë më të jetë protagonist i dy filmave të tjerë, duke refuzuar edhe shumën prej 60 milionë paundësh. Menjëherë pas kësaj nisën spekulimet mbi zëvëndësuesin e tij dhe mes emrave të lakuar kanë qenë Tom Hiddleston, Elba dhe Daniel Lewis. Por deri tani mendohet se Gillian Anderson është më e preferuara.