James Franco më në fund e pranon!
“Jam pak gay” : ka thënë ai rreth seksualitetit të tij ndërsa sqaron se ai tërhiqet apo “ngacmohet” nga seksi i njëjtë, por nuk fle me meshkuj. 'Njerëzit janë të fokusuar më shumë seç duhet për seksualitetin tim dhe pyetja e parë që të vjen është : “Çfarë ju duhet?” ka thënë ylli i Spring Breakers për New York Magazine.
“Epo mendoj se kjo ndodh sepse unë jam personazh i famshëm dhe ma merr mendja se ata duan të dinë me kë bëj seks unë. 'Po, jam pak gay, pra ka një James gay” ka përfunduar ai dhe me këtë marrin fund të gjitha dyshimet. 38 vjeçari Franco ka luajtur një sërë rolesh gay përfshirë ato në filmat “Milk” dhe “I Am Michael” Filmi i tij i fundit “King Cobra” bën fjalë për një vrasës në botën e pornos së komunitetit gay dhe ai ka luajtur poetin gay, Hart Crane, në filmin “Broken Tower”.