INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë apo jo në një lidhje? Këto 'puthje' që ka marrë Arbana Osmani nga partneri i përfolur sapo na zbuluan më shumë për marrëdhënien e tyre [FOTO]

Janë apo jo në një lidhje? Këto 'puthje' që ka marrë Arbana Osmani nga partneri i përfolur sapo na zbuluan më shumë për marrëdhënien e tyre [FOTO]

Publikuar më: 11:39 14-04-2019

Mardhënia e përfolur e moderatores Arbana Osmani dhe regjizorit Eduart Grishaj, vazhdon ende të aludohet dhe komentohet në mediat rozë.

Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për t'a mohuar apo pohuar lidhjen, nuk i ka ndaluar titujt rozë të shkruajnë për t'a bazuar në komunikimin e tyre virtual në rrjetet sociale.

Nga postimi i fundit i Grishajt kuptojmë se regjisori ndodhet në Londër dhe mes të tjerëve një koment është nga moderatorja.

“Paska dalë dielli në Londër”, shkruan Arbana shoqëruar me emoji-t e syve zemra.Ndërsa përgjigja e regjisorit është:

“Dielli këtu do dalë vetëm në 2023”, bashkë me emoji-n e një puthjeje.

Pavarësisht se deri më tani dyshja ka vendosur të mos reagojë lidhur me lajmin, por komente të tilla qartësojnë marrëdhënien mes tyre. Njohja mes regjisorit dhe moderatores dyshohet të ketë nisur nga ambientet e televizionit ku punojnë.

arbana.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002