INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë apo jo të lidhur? Ori Nebiaj përgjigjet më në fund për marrëdhënien me Isli Islamin! [FOTO]

Janë apo jo të lidhur? Ori Nebiaj përgjigjet më në fund për marrëdhënien me Isli Islamin! [FOTO]

Publikuar më: 14:27 07-12-2020

Ori dhe Isli janë padyshim dyshja më e këndshme e ekraneve shqiptare. Ata të dy prej vitesh drejtojnë emisionin e mëngjesit në “Top Channel” dhe falë miqësisë unike që kanë me njëri tjetrin të gjithë mendojnë se janë çift, ose dëshirojnë ti shohin çift.

Ori e ftuar në rubrikën “N’Fermë” ka folur për herë të parë lidhur me këtë raport duke sqaruar se me Islin ka vetëm një miqësi shumë të mirë dhe asnjëherë nuk ka pasur diçka më tepër.

Ajo thotë se ata të dy kanë një kimi shumë të mirë që rrallë e gjen tek dy moderator dhe për këtë arsye ndoshta raporti i tyre është lexuar si diçka tjetër.

Ervini e ka ngacmuar më tej Orin duke i thënë se me këtë raport mund ti kënë prish punë njëri tjetrit se si afrohet njeri dhe Ori është përgjigjur duke qeshur: “Mos na i qaj hallin”.

E pra mesa duket një miqësi e vërtetë mes një mashkulli dhe një femre mund të ekzistojë vërtetë dhe Ori me Islin sapo na e vërtetuan një gjë të tillë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502