Lidhja e tyre, edhe pse e pakonfirmuar, bëri goxha jehonë në media.
Por përvec fjalëve për lidhjen, së fundmi dy personazhet kanë nisur të jenë kryefjala e lajmeve rozë edhe për një ndarje mes tyre.
Pas heshtjes së gjatë, më në fund ka qenë vetë Liberta ajo që e ka thyer akullin duke folur për herë të parë për lidhjen me producentin shqiptar.
Duke qenë se është vetë gazetare dhe e di mirë si funksionon për lajme të tilla, moderatorja i ka lënë edhe më shumë në ankth ndjeksit me atë që ka shprehur.
“Lajmet vijnë e ikin, por njerëzit mbesin”, ishte komenti i Libertës. Afrimitteti I madh që Flori po tregon së fundmi me këngëtaren Arilena Ara, e vë më shumë në dyshim lidhjen me Libertën. Megjithatë mbetet për t’u parë çfarë ka ndodhur mes tyre…