INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë BLLOK me njëri-tjetrin, Armaldo zbulon arsyen e hatërmbetjes me Luizin: Unë prisja një...

Janë BLLOK me njëri-tjetrin, Armaldo zbulon arsyen e hatërmbetjes me Luizin: Unë prisja një...

Publikuar më: 15:35 29-07-2023

Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri kishin krijuar një miqësi të ngushtë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, e cila u kris po aty. 

Pas daljes të shumtë ishin që shpresuan se dyshja do të rregullonin raportet, por nuk ndodhi, madje qenkan ”bllok” me njëri-tjetrin.

Këtë e zbuloi vet Armaldo, i cili tregoi edhe arsyen e hatërmbetjes pas daljes.

Armaldo tha se Luizi nuk e ka uruar për ardhjen në jetë të vajzës. Sipas tij, do ishte e mirë që të liheshin pas hatërmbetjet dhe të urohej për bekimin që mori, por shtoi edhe se i ka bërë bllok fituesit të “BBV”.

“Do isha shumë i gëzuar nëse Luizi do më uronte për ardhjen e vajzës time në jetë. Është tërheqje vëmendje. Në gëzime dhe në hidhërime të paktën duhet të mos kemi hatërmbetje. Unë prisja një mesazh nga ai, pavarësisht bllokut që i kam bërë në Instagram”, u shpreh Armaldo.

Article Logic
Execution time: 0.0036711692810059