INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë çmendur njerëzit! Elvis Pupa tregon ndikimin e mediave sociale edhe në çift [Video]

Janë çmendur njerëzit! Elvis Pupa tregon ndikimin e mediave sociale edhe në çift [Video]

Publikuar më: 19:55 09-12-2017

Nuk mund të ishte ndryshe, “Një kat më lart” këtë të shtunë ishte plot më humor për shkak të ardhjes në program të Elvis Pupës. Kanë mjaftuar mediat sociale që programi të niste me batuta rreth tyre. “Çdo gjë sot varet nga Instagrami, aty janë ndjekjet e vërteta. Njerëzit janë çmendur, i ngel hatri për “Like”- tha Visi.

Po si e menaxhon ai Instragramin dhe a behet xheloze bashkëshortja e tij për ato që ndjek Elvisi?

“Jo nuk është xheloze, ajo e menaxhon, unë jam fotografi. I kemi ndarë gjërat. Problemi është se çfarëdo foto të bësh, gruaja thotë nuk kam dal mirë” – rrëfeu me të qeshura aktori. Pyetja më e shpeshtë që i bëjnë është nësë po planifikojnë të zgjerojnë familjen teksa ai thotë me shaka “Kemi nisur aplikimin”.

Ndiqni bisedën e plotë në videon e mëposhtme nga “Një kat më lart”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051