INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë kapur MAT disa herë, Atdheu flet për lidhjen me Sindin jashtë 'Përputhen' dhe marrëdhënien që ka me vajzat e tjera

Janë kapur MAT disa herë, Atdheu flet për lidhjen me Sindin jashtë 'Përputhen' dhe marrëdhënien që ka me vajzat e tjera

Publikuar më: 16:24 02-04-2021

Atdheu tregoi për “Shqipëria Live”se pavarësisht ngjarjeve që kanë ndodhur në emision, ai ruan marrëdhënie të mira me të gjithë.

“Kam kërkuar në 2-3 raste që të largohesha. Në nerva e sipër njeriu ja fut kot ndonjëherë. Aty shkuam me dhuruar dashuri e të gjenim dashurinë e jetës, por jo të bënin ashtu sherresh”, tha Atdheu.

Sa i përket thashethemeve për një lidhje me Sindin me të cilën është parë shpesh jashtë programit, Atdheu tha: “Kisha marrë leje te produksioni që ta dërgoja Sindin në shtëpi, e kam shumë shoqe. Nuk ndikoj te Sindi, nuk është e vogël ajo. Diskutojmë ndonjë skenë që mund të ndodh, por jo të ndikoj tek ajo”.

Ndërsa për Antonelën, Atdheu u shpreh: “Sa është pjesë e emisionit nuk dua ta pengoj, por mund edhe t’i shkruaj, që të sqarohemi. Në fund të ditës ajo është femër”.

“Për Arsimin, Erin, Andin e parë, Locon. Nuk jam keq me asnjë, edhe me Mevlanin thjesht nuk na kanë pëlqyer disa gjëra, por kaq. Me Anën e parë vijojmë të kemi miqësi. Nuk e di a janë bashkë apo jo me Arsimin, por për të dy kam respekt të veçantë”, përfundoi ish-konkurrenti.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275