INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë ndarë?! Ana përballet me Sarën dhe Atdheun, por cila puthje i ka pëlqyer më shumë? Ja si përgjigjet ai!

Janë ndarë?! Ana përballet me Sarën dhe Atdheun, por cila puthje i ka pëlqyer më shumë? Ja si përgjigjet ai!

Publikuar më: 15:31 23-05-2021

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe një marrëdhënie të ndërlikuar mes të dyve, Sara dhe Atdheu dolën çift nga “Për’Puthen” për tu njohur më mirë jashtë. Kujtojmë se Atdheu pati një shkëputje nga programi dhe më pas u rikthye prej Antonelës.

Të ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” ditën e sotme, Shqipja e pyet drejtpërdrejtë Atdheun se përse u kthye në emision për Antonelën dhe jo për Sarën. Ai u shpreh se gjithçka ndodhi papritur dhe të dyja vajzat i pëlqenin shumë, por në fund bëri diferencën duke zgjedhur Sarën.

Atdheu: Ndodhi ashtu se unë ika për sqarim, janë në dijeni gjithë produksioni. Unë ika për sqarim dhe jo që të rikthehem. Ndodhi shumë shpejt që më kërkuan me u rikthy me pëlqimin e gocave. Pëlqimi ndaj Sarës ishte, edhe ndaj Antonelës, kështu e bëra në fund diferencën se çfarë më ngjit mua.

E ftuar në këtë rubrikë ishte edhe Ana Lleshi e cila u vu përballë Sara Malaj dhe Atdhe Xharavinës për të diskutuar për temën “50 hijet e Atdheut dhe Sarës”. Siç e mbani mend Ana ka pasur një flirt me konkurrentin dhe madje shkëmbyen edhe një puthje. Sot u krijua një situatë deri diku e sikletshme pasi Ana dhe Atdheu folën mbi këtë puthje përpara Sarës, e cila tani ka një raport me të riun.

E ngacmuar nga Shqipe Hysenaj në studio e cila këmbëngulte se puthja e tyre nuk iu duk e vërtetë, Ana tha se mes saj dhe Atdheut ka pasur një pëlqim të fortë.

Ndërkohë, Atdheu u shpreh se në atë kohë ka pasur pëlqim për Anën dhe e ka shijuar atë puthje.

Më pas theksoi se kur hyri Sara në “Për’puthen”, ashtu siç ka treguar dhe opinionisti Arjan Konomi, atij i shkëlqyen sytë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545