INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë ndarë?! I dashuri i përfolur ngre një dolli për ditëlindjen e Dafina Zeqirit, ja urimi i veçantë që i bëri! [FOTO]

Janë ndarë?! I dashuri i përfolur ngre një dolli për ditëlindjen e Dafina Zeqirit, ja urimi i veçantë që i bëri! [FOTO]

Publikuar më: 11:30 14-04-2020

Për fat të keq, Dafina Zeqirit i është dashur ta festojë 31-vjetorin e lindjes në kushte karantine. Me rastin e ditëlindjes së saj, Dafina ka shpërndarë në instagram një video ku fillimisht shfaqet duke festuar në ballkonin e shtëpisë, ndërsa më pas ka sjellë një përmbledhje të koncerteve të saj gjatë këtij viti.

Këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të lidhjes dhe më pas ndarjes me DJ Geek, të paktën kështu u than ë shumë media online Fillimisht ata u shfaqën shumë të dashuruar me njëri tjetrin, por vetëm pak muaj më pas duket se i dhanë fund lidhjes, pasi këngëtarja hoqi të gjitha fotot që kishte me DJ Geek.

Megjithatë duket se ata të dy vazhdojnë të kenë një raport shumë të mirë me njëri tjetrin. Dj Geek ka vendosur ti dedikojë një urim special këngëtares me një foto ku ata pozojnë së bashku duke trokitur gotat.

“Në këtë ditë speciale, dua të ngre një dolli për ty dhe jetën tënde, Gëzuar ditëlindjen”, shkruan ai në foton e përbashkët të shpërndarë në instagram.

Ndoshta mund të jenë rikthyer sërish bashkë, ose ndoshta nuk janë ndarë asnjëherë, por e rëndësishme është që urimi ishte shumë i bukur.

geek.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004086971282959