Trashëgimtarja e Top Medias Lori Hoxha prej vitesh është në një marrëdhënie me Vis Bajraktarin, i cili duket se është shumë i dashuruar.
Ndonëse çifti është treguar gjithnjë i rezervuar sa i përket lidhjes së tyre, Visi herë pas here vjen me dedikimet speciale për të dashurën e tij të zemrës.
Ditën e sotme, si rrallë herë, ai ka publikuar një foto të të dyve me një dedikim shumë të veçantë për të.
Ai shkruan:
"Kur të shoh ty zemra ime del jashtë kontrollit.”
Foto në fjalë duket se është shkrepur gjatë një udhëtimi. Lori është e ulur dhe në prehrin e tij dhe e përqafon duke i kthyer momentet e të dyve në romantike.
Por komenti i Sarës me siguri ju ka shpëtuar. Ajo shihet ta ketë pëlqyer shumë foton por komentin e ka për Visin:
"Shih Visi shih"