INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë ndarë?! Kejsi shuan çdo dyshim me këtë veprim që bëri për Stresin! [FOTO]

Janë ndarë?! Kejsi shuan çdo dyshim me këtë veprim që bëri për Stresin! [FOTO]

Publikuar më: 16:20 14-10-2018

Marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër shumë pengesa, duke filluar nga largësia e deri të arrestimet dhe problemet e Stresit me policinë. Por reperi dhe Kejsi ia dolën të ishin bashkë dhe madje të kurorëzonin dashurinë e tyre me një celebrim të thjeshtë pak muaj më parë.

Stresi dhe Kejsi kanë fshirë prej kohësh çdo gjurmë si çift nga rrjetet sociale dhe nuk kanë më asnjë fotografi së bashku. Mediat raportuan pak ditë më parë se çifti është ndarë, por një postim i fundit i Kejsit na i ka shuar të gjitha dyshimet.

Ditën e sotme Stresi është prezantuar te “Kënga Magjike” më këngën kushtuar nënës dhe Kejsi i ka bërë atij një dedikim romantik të shkurtër që i tregon të gjitha rreth marrëdhënies së tyre.

“Perfeksioni im” – shkruan Kejsi mbi postimin e saj, duke etiketuar edhe Stresin.

oef.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889