Gjërat qenkan më serioze se kurrë!
Moderatorja Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj nuk e kanë pranuar e as nuk e kanë mohuar ndonjëherë lajmin se ata janë në një lidhje. Edhe pse nuk kishte dyshime për këtë pjesë pas shumë fotove të publikuara në portal ku çifti dukeshin bashkë ata asnjëherë nuk kanë reaguar.
Disa foto të tjera janë publikuar para pak ditësh, foto këto që vërtetuan se ata janë akoma bashkë pas lajmeve se gjërat mund të jenë ftohur. Luana zgjodhi ta festonte Krishtlindjen në Prishtinë pranë të dashurit të saj dhe duket përkrah tij në Katedralen Shën Nënë Tereza ne Prishtinë.
Kishte disa kohë që ata nuk ishin parë bashkë ose thjesht ia kishin dalë t’i shpëtonin shkrepjes së ndonjë fotoje.
Mirëpo detaji tjetër që ka bërë konfuzë fansat është fakti që ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Mirëpo nëse do ishin ndarë, Luana nuk do ndiqte as të ëmën e Krenarit, “vjehrrën e saj”. Teksa po i hidhnim një sy listës së personave që ndjek Luana, pamë që ajo i ka bërë “follow” zonjës Lume Çoçaj, mamasë së Krenarit. Ajo nuk e ndjek në Instagram, ama e ka shoqe në Facebook.
Pra Luana dhe Krenari jo vetëm që nuk janë ndarë, por gjërat qenkan serioze.