INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë ndarë?! Tuna i hoqi mbiemrin “Berisha” djalit, reagon për herë të parë Patrisi! [FOTO]

Janë ndarë?! Tuna i hoqi mbiemrin “Berisha” djalit, reagon për herë të parë Patrisi! [FOTO]

Publikuar më: 13:34 07-12-2020

Tuna dhe Patrisi janë komentuar shumë këto ditët e fundit pasi u tha se dyshja i kishin dhënë fund martesës së tyre. Vetë këngëtarja hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami dhe mban vetëm mbiemrin e saj. Gjithashtu, Tuna ka hequr edhe Patrisin nga lista e personave që ndjek Tian në Instagram dhe pas këtyre veprimeve, fansat janë të bindur që ata i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Ndërkohë kujtojmë se Prive ka raportuar se Tuna ka lëvizur drejt Shkupit bashkë me djalin e saj, ndërsa Patrisi jeton në një lagje tjetër të kryeqytetit.

Pasi lajmi u pasqyrua në të gjitha portalet, Patris Berisha ka konfirmuar indirekt zërat për ndarje nga Tuna. Ai ka publikuar në Instagram një video me djalin, ku të dy shihen duke u puthur me njëri-tjetrin. “Tian Patris Berisha”, ka shkruar ai duke ju rikujtuar edhe një herë të gjithëve emrin që mbante më parë i biri në Instagram dhe që do të mbajë gjithë jetën.

Pas postimit ka ardhur dhe një koment nga Roberti, që ka shkruar: “Përgjithmonë haver”.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502