INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë ndarë? Zbulohet ç’po ndodh mes Olës dhe Muratit!

Janë ndarë? Zbulohet ç’po ndodh mes Olës dhe Muratit!

Publikuar më: 20:29 02-07-2021

Rreth një muaj më parë Murati dhe Ola dolën çift nga “Përputhen”. Murati i tha Olës të bënte valixhen gati, pasi do shkonin në Turqi për t’u njohur me familjen e tij.

Mirëpo, çfarë ka ndodhur? Që pas daljes nga programi, dyshja nuk janë parë askund në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ola është parë duke shijuar pushimet, por pa Muratin.

 

Ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë çfarë ka ndodhur mes tyre dhe me udhëtimin për në Turqi, por si Ola, ashtu dhe Murati nuk kanë dhënë asnjë deklaratë. Kjo i ka shtyrë të gjithë të mendojnë se ata të dy nuk janë bashkë.

Megjithatë, Ola zgjodhi t’u jepte fund këtyre zërave, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ajo postoi një foto në Instastory nga puna e Muratit, duke shkruar krah saj “Ku je bebushi?”. Në këtë mënyrë ajo u dha përgjigje gjithë pyetjeve të fansave.

Mirëpo ç’bëri Murati?!

Për një kohë të gjatë ai nuk reagoi fare në rrjete sociale duke ia lënë “seen” Olës dedikimin e bukur por më në fund ai u “bë i gjallë” në Instagram. Së fundmi ai ka publikuar disa foto; ku ka marrë shumë komente. Mirëpo komenti që rrëmbeu ishte ai i Olës dhe ai tashmë i ktheu përgjigje. Dyshja ka shkëmbyer zemra në këto komente duke na thënë se PO janë bashkë!

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549