Publiku i dashuron dhe kjo për faktin se janë një nga çiftet më të ëmbla të showbizz-it pasi na kanë treguar se përkujdesen dhe e duan njëri-tjetrin deri në detaj.
Por si çdo çift edhe Alban Skënderaj me Miriam Canin e kanë ndonjë detaj të vogël që ndoshta nuk është dhe aq i pëlqyer mes tyre.
Edhe pse është një mashkull që shumë femra e adhurojnë edhe Alban Skënderaj mesa duket e ka një “huq” të vogël.
E ftuar sot në "Pop Culture", Miriami ka treguar se çfarë nuk pëlqen tek bashkëshorti i saj.
“Nuk do t’i vijë mirë po ta dëgjojë. Është shumë i dhënë pas punës. Nuk di të ndalet. Sapo përfundoi koncerti, direkt të nesërmen filloi të fliste për tre këngët të reja që do të lancojë, të tjera projekte. Por, kështu e njoha dhe nuk e ndryshoj dot",-është shprehur Miriami.