INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë një rrezik i madh, keqinformimet po mbrojnë terroristët

Janë një rrezik i madh, keqinformimet po mbrojnë terroristët

Publikuar më: 14:42 06-09-2017

Aung  San  Suu e theu më ne fund heshtjen, nobelistja e paqes nuk mund të rri pa folur për situatën që po ndodh në Rukhie. Ajo fajësoi ata të ashtuquajturit terroristë.

Ajo i quajti terroristë për një mal keqinformimesh, pa përmendur asnjë moment 140 mijë myslimanët “Rohingya’ të larguar drejt Bangladeshit, që nga 25 gushti.

Komentet, udhëheqësja e vendit me shumicë budiste i bëri gjatë një vizite në Indi, ku u takua me kryeministrin Narendra Modi.
“Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Indinë, për qëndrimin e saj të fuqishëm ndaj kërcënimit terrorist që mbërriti disa javë më parë në vendin tonë. Së bashku, ne mund të punojmë fort që të sigurohemi se terrorizmi nuk do të lejohet të hedhë rrënjë në këtë tokë, apo në tokën e çdo vendi tjetër”, tha Aung San Suu Kyi, udhëheqëse e Mianmarit.

Suu Kyi është gjendur nën një presion të madh, sidomos nga vendet me shumicë myslimane, që kërkojnë ndalimin e dhunës kundër minoritetit të pambrojtur fetar.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432