INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë pajtuar? Pas sherrit të bujshëm, Leonora Jakupi bën VEPRIMIN e papritur për 'rivalen e përbetuar' Adelina Ismailin!

Janë pajtuar? Pas sherrit të bujshëm, Leonora Jakupi bën VEPRIMIN e papritur për 'rivalen e përbetuar' Adelina Ismailin!

Publikuar më: 14:44 26-12-2020

Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi janë cilësuar gjithmonë si “rivale të përjetshme” të njëra-tjetrës, për shkak të një sherri, që ka shkaktuar shumë bujë 17 vite më parë. Në vitin 2003 dy këngëtaret u përleshën me njëra-tjetrën në prapaskenat e një koncerti ku bëheshin parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri. Adelina ka treguar shumë kohë pas sherrit të tyre se e gjithë kjo ka nisur pas një debati që Leonora ka pasur me nënën e ndjerë të saj, Monën. Ismaili është shprehur se Jakupi i ka kapur të ëmën për fyti dhe kjo gjë ka nxehur asokohe gjakrat mes dy këngëtareve.

Pavarësisht se ka kaluar shumë kohë që nga ajo ngjarje, ato të dyja ende nuk janë pajtuar dhe nuk e kanë ngritur kurrë flamurin e paqes. Mirëpo një veprim i fundit i Leonorës i ka habitur jo pak fansat e saj dhe të Adelinës. Këtë të shtunë Leonora është e ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN” dhe në një moment të promos së emisionit shihet se ajo këndon këngën “Sajezeza”, që Adelina Ismaili ka realizuar në bashkëpunim me “Elita 5”.

Nuk dihet nëse kjo është një shenjë se dy këngëtaret i kanë hedhur pas krahëve gjithë debatet e së shkuarës apo kjo është thjesht një rastësi. Fansat mendojnë se nuk duhet të jetë rastësi, sepse Leonora mund të këndonte shumë këngë të tjera, mirëpo gjithçka pritet të qartësohet mbrëmjen e sotme në emision.

Article Logic
Execution time: 0.0033798217773438