Para disa ditësh në mediat rozë bëri bujë lajmi se Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Fillimisht dyshimet nisën pasi ata të dy nuk ndiqeshin më në Instagram dhe më vonë nuk munguan thumbat në rrjete sociale nga modelja.
“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ISH në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budalla/qe”, shkruhej në një postim që shpërndau Oriola.
Edhe miqtë e dyshes konfirmuan se Oriola dhe Erosi ishin ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjioze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.
Por më vonë Oriola ndezi sërish shpresat për një ribashkim, pasi publikoi në Instagram një pjesë nga kënga e Dhurata Dorës “Only You”. Mes shumë fjalëve të këngës, modelja theksoi “Prapë të du”, duke i lënë të gjithë të dyshonin se ajo dhe Erosi ishin ribashkuar.
Dhe në fakt duket se kështu ka ndodhur me të vërtetë! Së fundmi, fansat e dyshes kanë vënë re se Oriola dhe Eros kanë nisur ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram. Mesa duket ata kanë vendosur që të ribashkohen në heshtje, duke treguar se nuk mund të qëndrojnë të ndarë nga njëri-tjetri.