INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Janë shtirur sikur nuk njihen!' Shqipja i akuzon se njihen para “Për’puthen”, REAGOJNË Tea dhe Andi!

'Janë shtirur sikur nuk njihen!' Shqipja i akuzon se njihen para “Për’puthen”, REAGOJNË Tea dhe Andi!

Publikuar më: 20:27 07-12-2020

Ditën e enjte Shqipja ka postuar një foto në Instastory ku shihej Andi dhe një vajzë (që i ngjan Teas) vite më parë, në krahët e njëri-tjetrit.

Kjo foto bëri xhiron  e rrjetit atë natë dhe u bë kryetitull në media. Shumë fansa filluan të zhgënjehen, të tjerë filluan kërkimet.

Në fund zbuluan se vajza në foto është ish- e dashura e Andit dhe fotoja është realizuar para 4 vitesh.

Megjithatë, ka ende persona që i besojnë Shqipes, e cila hera-herë ripublikon foton duke thënë se është Tea dhe pikë.

Ndërkohë, mbrëmjen e të enjtes reagoi edhe autorja e emisionit Olsa Muhameti, e cila nëpërmjet një video në Instastory tha se do sqarohen të gjitha të hënën.

Edhe ashtu ndodhi. Puntata e të hënës ka nisur me këtë lajm, ku si Andi ashtu edhe Tea i mohuan lajmet.

Madje u bë edhe një krahasim i Teas në profil me profilin e vajzës në foto, ku u panë ndryshime të mëdha.

Tea shpjegoi se në 2016, kur është publikuar fotoja, ka qenë rreth 16 vjeç duke bërë gjimnazin, teksa akuzoi Shqipen për xhelozi ndaj Andit. Pasi të enjten ata kërcyen së bashku dhe pranuan të dalin në takim gjatë kësaj jave.

E mora shaka, por në fakt e pash që po bënte aq shumë bujë dhe njerëzit po e besonin s’po dija si të reagoja. Pa pasur asgjë personale mundohet të hedh baltë mbi mua. Por shumë shpejt u zbulua e vërteta dhe jam qetësuar”.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885