Adrola Dushi është një prej modeleve dhe vajzave më të bukura shqiptare e cila, ndonëse nuk flet shumë për jetën e saj private, arrin të qëndrojë në qendër të vëmendjes së publikut. Së fundmi është aluduar se modelja është në një lidhje me modelin shqiptar Pavllo Zengo, pasi dyshja janë parë së bashku dhe nga fotot e postuara nga modelja ata duken mjaft të afërt.
Mirëpo Adrola e mohoi kategorikisht në një dalje publike duke thënë “Nuk është e vërtetë”.
Por, ditën e sotme ajo feston ditëlindjen dhe Pavllo nuk ka ngurruar ta urojë publikisht modelen me një urim shumë special.
“Gëzuar ditëlindjen Adrola Dushi. Të dua”, ka shkruar Pavllo në një postim që Adrola e ka postuar tek profili i saj duke e falenderuar modelin me një zemër.