INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë të lidhur apo jo?! FERO i bën lëmsh të gjithë! Nga fejesa, te ngacmimet e reperëve, zbulon të pathënat e romancës me Arbenitën! [VIDEO]

Janë të lidhur apo jo?! FERO i bën lëmsh të gjithë! Nga fejesa, te ngacmimet e reperëve, zbulon të pathënat e romancës me Arbenitën! [VIDEO]

Publikuar më: 14:02 02-01-2020

Prej disa javësh është folur për një ndarje të mundshme mes Feros dhe Arbenitës, por sa më shumë flitej, aq më tepër reperi ngacmonte fansat me postime të ndryshme që ngjallnin dyshime. E si të mos mjaftonin këto ngacmime, Fero i ka bërë lëmsh të gjithë me intervistën e fundit për emisionin “Mirage”.

I pyetur në lidhje me lajmet e ndarjes mes tyre, Fero shprehet se edhe në kohën kur ka qenë më të, i pëlqente të ngacmonte publikun e mediat duke thënë se ata nuk ishin më bashkë.

“Meqë shumica e njerëzve duan ta shohin Feron të ndarë, po jua lë enigmë. Unë dhe Arbenita jemi pikëpyetje.”-u shpreh ai duke qeshur, teksa rrëfen për herë të parë dhe për njohjen e tyre që mesa duket, ka ndodhur në rrjetet sociale.

“E kam pëlqyer Arbenitën. Unë nuk i kam shkruar kurrë femrave, sepse gjithmonë më kanë shkruar dhe më kanë zënë vetë. Por Arbenita është femra e parë që kam plëqyer dhe e kam bërë për vete. Jemi takuar në Shkup për herë të parë.”-tregon ai.

Sakaq, i pyetur për mundësinë e një fejese mes tyre, Fero shprehet:

“Me u feju? Shumica e artistëve po fejohen tinëz… E kam pasur plan, por pasi jemi ndarë, të tregoj të drejtën më janë prishur planet.”-rrëfen ai duke u bërë shaka më tej se është duke vuajtur për të. Megjithatë, postimet e kohëve të fundit të dyshes tregojnë se me shumë gjasa, ata janë ende bashkë (lexo këtu).

Por mesa duket, nuk kanë munguar dhe ngacmimet e kolegëve të tij ndaj Arbenitës dhe Fero nuk heziton t’u bëjë një paralajmërim publikisht.

“Ju artistat, kur keni menduar se u nda Fero, e kam pasur unë Instagram-in e Arbenitës! Mos me Feron se s’bën!”-shprehet ai.

Article Logic
Execution time: 0.0040481090545654