INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë të lidhur apo jo? Zayn Malik thotë se Gigi Hadid nuk është e dashura e tij dhe të gjithë u bëmë ''lëmsh'' [FOTO]

Janë të lidhur apo jo? Zayn Malik thotë se Gigi Hadid nuk është e dashura e tij dhe të gjithë u bëmë ''lëmsh'' [FOTO]

Publikuar më: 21:39 18-06-2018

Gigi Hadid dhe Zayn Malik ishin një nga çiftet më të dashur për publikun dhe shumë fansa u habitën kur u përhap lajmi se raportit të dyshes i kishte ardhur fundi.

PoR ndarja nuk zgjati as edhe një muaj, teksa u fotografuan së bashku ditë më vonë, duke konfirmuar zërat se ishin rikthyer sërish me njëri-tjetrin. Edhe përse Zyan dhe Gigi, postojnë imazhe në rrjetet sociale, ku shfaqen shumë të dashuruar, për 25-vjeçarin, lidhja e tyre nuk ka një emër konkret.

“Ne jemi të rritur. Nuk ka nevojë t’i vendosim një emër marrëdhënies, për të lumturuar të tjerët” – u shpreh Zayn Malik për revistën GQ.

Malik nuk hodhi poshtë të mirat e Gigit, teksa theksoi se ajo i kishte ndryshuar jetën.

“Unë i shihja gjërat shumë negativisht. Ndoshta për shkak të adoleshencës ose kushedi se çfarë po kalonte në mendjen time në atë kohë. Ajo më ndihmoi të zbuloj më të mirën tek gjithçka. Jam shumë i lumtur me të.” – u shpreh Zayn në intervistën me revistën “GQ”.

za.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164